Catalog
Të gjithë ata që arrijnë të vendosin...
Subcategories
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e...
Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...”
Maksi dhe Paulina luajnë futboll. "Gol!" thërret Maksi. "Ne jemi kampionë botë!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë "Kupën e Botës?!"
Gati!? NISU! Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçikletë e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij, Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë... Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para.
Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do ti pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani I takon Maksit të tregojë çështë i aftë të bëjë!
Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...
Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e "Natës së mirë"?!
Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie... Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur... fiu! Në vend të dhëmbit, mbetet një gropë!
Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk është dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë materialet që u duhen, për të ndërtuar "tmerrin e deteve"...
Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli,janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtetë e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj....
Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuajë vetë.Së bashku me shokun e saj, Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t'i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit.
Gëzuar, Koni! Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e feston ditëlindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
Koni mëson të notojë. Nuk është aq e thjeshtë të lëvizësh këmbët dhe krahët për të qëndruar mbi ujë. Por, ama, Koni ia del mbanë dhe fiton edhe medaljen Kali i detit. Një libër për të gjithë fansat e Konit dhe adhuruesit e notit.
Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën?
Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqje të vërtetë para spektatorëve...
Koni luan "floktoresh". Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kanë ngecur keq te flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshëra. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. A të dhemb kur i pret flokët?
Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël
Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.
Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi''.
Përmbledhje me krijimtarinë poetike të Nolit, e botuar në vitin 1948.
Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”
Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës...
Personazhi i tipit kulturor “karpatik” sendërtohet mbi dy shtylla; njëra historiko-gjuhësore dhe tjetra antropologjike që i jep shtysë të brendshme instiktive për të ruajtur llojin, zakonet, traditat dhe për tu përshtatur me botën përreth. Këtë bosh rrok romani, një prej veprave më të arrira artistikisht nga Martin Camaj
Në këtë vëllim Martin Camaj shfaq mjeshtrinë e tij si poet. Botimi përmbledh këto libra: “Lirika mes dy moteve”, “Legjenda”, vargje nga “Djella” dhe “Vargje të shpërndame”
Ky është vëllimi më i plotë rreth krijimtarisë poetike të poetit më modernist të letrave shqipe, i përgatitur me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij. Botimi shoqërohet me një hyrje të shkruar nga vetë autori, “Rrëmime mbi poezinë” të cilën e gjeni më poshtë
Ky vëllim përmban pjesë nga ciklik “Kangë të vjetra” dhe “Pleqnime më vete”