Catalog
Ne kete set ne kemi perfshire veprat...
Subcategories
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
Nga gjenia krijuese e J.K. Rowlingut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes. Libri vjen tek ju, te dashur lexues, duke filluar qe nga data 17 nentor 2021. Porosite qe tani duke e parapaguar.
Elma Rama vjen me vëllimin e ri me poezi, “Trishtimi i ullirit” pas tre vëllimeve të mëparshme: “Sytë e kanë fajin”, “Kontrast” dhe “Ku është njeriu”, - ku libri i fundit shënon një tjetër nivel të lartë artistik në përdorimin e teknikave poetike, ndjeshmëri dhe perceptim të thellë të realitetit.
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses. Libri hidhet në qarkullim më 17 nëntor 2021. Porositeni...
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.
Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.
Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.