Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy...
Viewed products
Aleksandri III, (356-323 para...
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.
Një romancë e ngjizur nga shkëndija pasioni, një grishje për të eksploruar botën e ndjeshme të zemrës femërore, nën metaforikën e furishme të shprehisë së qenies.
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023
Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj...
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.
Vjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë...
Vjen me ne fund ne shqip nga nje librat me te shitur te momentit nga seria Twisted, shkruar nga Ann Huang, “Dashuri”. Nje bestseller absolut ne te gjithe boten
Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t'ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.
Nje tjeter roman befasues nga Johanna Lindsey ne shqip: Nje perralle magjike, me nje princeshe te rrembyer, e cila do t’ju mbaje te mberthyer deri ne faqen e fundit....
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
"Leksione kimie" është historia e një gruaje të paepur, që bie dhe ngrihet shumë herë; është aventura e një ekzistence që përmbys skemat dhe çel një udhë të re, pavarësisht gjithçkaje. Me Elizabetë Zotën qeshet dhe qahet. Është ajo që dikton ritmin, që na tregon se kur duhet ecur kryelartë dhe kur është e pamundur diçka e tillë. Dhe tekefundit, duket se...
Me ne fund vjen ne shqip nje nga bestseller-at e momentit ne bote, shkruar mjeshtrisht nga Lucy Folley, vleresuar si Agatha Christie e kohes tone per stilin, tensionin dhe misterin qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit. Libri vjen ne qarkullim me date 20 maj 2023 nga shtepia botuese Bota Shqiptare
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
Bestselleri absolut. Një nga romancat më të bukura të ditë tona shkruar nga Ali Hazelwood vjen në shqip nga Botimet Univers
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj - dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
Për dy armiq të betuar, gjithçka mund të ndodhë gjatë udhëtimit të tyre të ëndrrave në Havai...
Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues.
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif...
Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të...