

Duhet ta shkruash një poemë për Kosovën? Këtë e kanë bërë shumë prej mjeshtrave të letrave shqipe dhe këtë gjë bëri edhe Kasem Trebeshina, duke ia dedikuar këto vargje Kosovës, UÇK-së, dëshmorëve dhe miqve të tij. Këtu gjendet dhimbja, kryeneçësia, vitaliteti dhe drithërima e ekzistencës kosovare...
Në këtë libër gjenden tregimet "Përjetësia brenda vdekjes", "Piramida e çuditshme" dhe "Maçoku"
“Mekami” i kundërvihet mitit të realizimit socialist që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili duhet të frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social-imperialistëve...
Ky libër konsiderohet nga kritika një vepër unikale në letërsinë shqipe, e cila në një mënyrë lapidare arrin që të shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit. Ai që e lexon me vëmendje këtë libër shton të thelbin e lidhjes së dobët...
Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...