Produktet më të shikuara
“Falja e dënimit” merr në gjirin e...
Ky libër magjepsës dhe drithërues që...
Pema përpiqet të jetë pikë mbështetëse e fortë për lexuesin. Pema ka degët e saj.
Kryesorja nga degët është literatura jo-fiksionale; botimet nga fusha e ekonomisë, psikologjisë, motivimit; Charles Duhigg, Daniel Coyle, Malcolm Gladwell, Adam Grant, Peter Thiel e Blake Master, Carol Dweck, Daniel Goleman, Echkart Tolle, Richard Carlson, Wallace Wattles, Shakti Gawain – flasin shqip përmes Pemës. Shumica syresh pjesë e toplistës “New York Times Bestseller”.
Degë e rëndësishme është letërsia artistike klasike, me autorë të njohur; Honore de Balzak, Kahlil Gibran, Benjamin Konstant.
Ndër degët që përfshihet në klasiken është edhe ajo e mendimit filozofiko-politik; Princi i Makiavelit dhe Arti i Luftës i Sun Tzu-së.
Gjithnjë, në hap me kërkesat e lexuesve…
Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, 'Të fitosh në çdo negociatë' do t’ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim.
Nëse je në kërkim të pyetjes se “Çfarë kupton të jesh feminist në ditët tona?”, përgjigjen më të mirë e gjen në këtë libër. I gjithë libri analizon këtë çështje në mënyrë eseistike, duke dalë në konkluzionin që ndarja gjinore ka sjellë pasoja negative si për burrat edhe për gratë....
Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!
Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana...
Ky klasik modern dhe frymëzues ngërthen çelësin e shndërrimit të zemërimit në dashuri, të pavendosmërisë në veprime, duke mundur të krijojmë një jetë vërtet të vlefshme.”
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri...
Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!
“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. I shpallur si një nga librat më të lexuar dhe më me vlerë, është fat që ky tekst vjen në kohë rekord nga Pema në gjuhën shqipe për lexuesit e Shqipërisë dhe...
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.