Produktet më të shikuara
Gjatë jetës sime kompozova nëntë...
Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe:...
Një njeri ecën vazhdimisht duke qenë i bezdisur nga zukamat e mizave, të cilat askush nuk i sheh deri në njëfarë pike. Ekzistojnë vërtet ato, apo janë pjellë e imagjinatës së tij të shfytyruar? Po sikur kjo imagjinatë të përcillet deri tek të tjerë?
Këto pesë vitet e fundit, krahasuar me çdo periudhë të jetës, kam shkruar shumë, shumë. Thuajse çdo ditë shkarravis e shkarravis. Pa u lodhur hiç. Kujtime, etyde, ese, humor, tregime... ...
Novela më e lexuar e Fjodor Dostojevskit dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore vjen me një tjetër botim nën shqipërimin e Astrit Hykës dhe hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Living.
Bessa Myftiu është romanciere, poete, eseiste, përkthyese, skenariste dhe aktore. Lindur në Tiranë, ajo banon në Zvicër që prej vitit 1991. Ka shkruar skenarët e filmave Unë e dua Erën dhe Yllka, në të cilin luan rolin kryesor.