Kërko më tej
Subcategories
Nen hijen e arratise eshte nje roman qe te mban pezull, por kryesorja eshte qe ngjarjet vendosen ne sfondin e Shqiperise pas diktatures.
Ky eshte nje liber per veteshkaterrimin. Pse e bejme kur e bejme dhe si ta ndalojme njehere e pergjithmone
JETART sjell në shqip librin e dytë bestseller të psikologes spanjolle Marian Rojas Estapé. Te libri “Si të arrish gjëra të mira” do të kuptosh rëndësinë që ka të mësuarit për të përqendruar vëmendjen. Do të gjesh këshilla se si të luftosh frikërat, ankthet dhe si të kanalizosh emocionet negative që të bllokojnë fizikisht dhe mendërisht.
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
I rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjestër shumë të gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë.
Mitologjia është tërësia e miteve të krijuara nga njerëzit në lashtësi, me të cilat ata shpjegonin dukuritë natyrore, sëmundjet, marrëdheniet personale dhe familjare, luftërat…
Kjo kryevepër dëshpëruese realiste, përshkruan ngadalë rrjedhën jetësore duke zhbiruar durimin tragjik e të hidhur njerëzor. Përkushtimi ndaj Zotit vetëm sa e largon atë gjithnjë e më shumë nga njerëzit derisa më në fund të ketë arritur një pikë në të cilën duhet të njohë veten ngase tashmë nuk di asgjë për njerëzit – si dhe është tepër vonë për ta...
Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...
Autorja e sages bestseller “Tatiana dhe Aleksandri”, Paullina Simons vjen me nje tjeter roman te ri para lexuesit shqiptar: Gjahtari i tigrave i çon lexuesit nga lartësitë marramendëse të gëzimit në thellësitë e dëshpërimit dhe kjo përsëritet, në një roman të ri të paharrueshëm nga një tregimtare e mrekullueshme.
"Një rrëfim ende i kohës ku tema e pakuptueshmërisë trajtohet me mjeshtëri të thellë. Deledda di të rrënojë në thellësinë e shpirtrave të personazheve të zgjedhur, duke rrahur temën e fesë me shumë kujdes. Tjetër element i dashur e i çmuar për autoren është era që përkëdhel faqet e librit.
Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG
Historia e këtij libri ka në qendër një komplot ndërkombëtar djallëzor, që nis nga Salla Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe zhvillohet përgjatë rrugëve përvëluese të Buenos Ajresit, në atmosferën e rafinuar të Parisit dhe Romës, deri në hijet e errëta të mjediseve të Bukureshtit.
Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.
Ky libër shpjegon biznesin revolucionar të marketingut në rrjet në kontekstin e asaj që e bën çdo biznes një sukses në çdo situatë ekonomike. Ky libër i jep besueshmëri biznesit të marketingut në shumë nivele dhe justifikon pse është një rrugë ideale për të fituar para.
Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!
Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
Per vogelushet qe jane te pasionuar pas serise se Gregut, vjen vellimi i 17 ne gjuhen shqipe, - i titulluar “Pelenë e tejmbushme”.
Nje nga mjeshtrat e poezise shqipe te shekullit te XX, Azem Shkreli, vjen me nje permbledhje poetike, pergatitur dhe perzgjedhur per lexuesin plot shije nga studiuesi i njohur, Anton Nik Berisha. Permes saj, breza te ndryshem lexuesish kane mundesine qe te prekin magjine poetike te ketij autori te spikatur te letrave tona
Pas suksesit të romanit të parë "Unë jam dashnorja", autorja Iva Musaraj ka vendosur të sjellë vazhdimin e historisë, anën tjetër të medaljes, parë nën këndvështrimin e Dorës, gruas së Adelit me titull "Unë jam e tradhtuara" (Historia e Dorës).
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif...
Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...