Kërko më tej
Subcategories
Në këtë përmbledhje janë paraqitur luftërat e zotave për pushtet, aventurat e Perseut, Heraklitit, Jasonit dhe Tezeut, Lufta e Trojës, historia tërheqëse e Mbretit Midas dhe një sërë tregimesh të tjera të mahnitshme të mitologjisë.
Carlos Fuentes (1928-2012) ka qenë ndër shkrimtarët më të shquar meksikanë të fundshekullit XX; autor romanesh, tregimesh, novelash dhe esesh. Në përmbledhjen me 15 tregime gjenden: "Aura", "Çak mol", "Pantera në xhaz", "Një shpirt i kulluar", "Vija e jetës", etj.
Tregimet e mrekullueshme të Nikollai Gogolit – Nevski Prospekt, Hunda, Portreti, Manteli, Karroca dhe Shënimet e një të çmenduri – të përkthyera mjeshtërisht nga Mitrush Kuteli, në një botim që ia shtojnë vlerën dhe ilustrimet e mjeshtrit-piktor Anastas Kostandini
Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.
"Kur hyn në veprën e Kafkës, ke kaluar një prag që s'ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re, por pa pjesët e tjera...
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër." Pas romanit "Murtaja" të Albert Kamysë, askush nuk ka ditur të përshkruajë një ankth kolektiv kaq metaforik dhe kaq real siç e përshkruan romani...
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Pas suksesit të librit të parë, vjen libri i dytë serisë “Vendi i rrëfenjave”, - i mbushur me rrëfime magjike për lexuesit e vegjël.
Libri i tretë i serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave" i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!
Rrëfenjat e Konerit marrin jetë në aventurën tepër emocionuese në librin e pestë të serisë "Vendi i rrëfenjave", seria nr. 1 më e shitur sipas revistës "New York Times".
“Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë
Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më spikatëse të grave në historinë europiane, që kanë drejtuar shtete dhe fuqi të mëdha.
Tefta Tashko Koço (1910 - 1937), kjo bijë e një familjeje atdhetare, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.
Piktori Ibrahim Kodra lindi në Ishëm të Durrësit më 1918 dhe vdiq më 2006 në Milano, ku jetonte prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë.
Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat...
Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën.
Emri im është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por të gjithë më njohin si Tereza e Kalkutës. Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten time dhe e pranoj që nuk i kam lexuar librat e shkruar për mua. Këtë herë, megjithatë, unë do të bëj një përjashtim për ju, pasi fëmijët gjithmonë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zemrën time.
Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon?...
Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte...
Me Pierin, bashkëshortin tim, kalonim orë të pafundme, duke pyetur se cili element kimik mund të ishte ai që lëshonte këto rrezatime kaq të habitshme. E quajtëm polonium. Më pas zbuluam radiumin. Dhe atë dukuri e quajtëm radioaktivitet.
Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
Megjithëse jam i famshëm për pikturat e mia, duhet t'ju them se një pjesë e famës sime ia dedikoj faktit që kam njohur shumë njerëz interesantë dhe se kam jetuar shumë vjet në një epokë nga më të begatat sipas këndvështrimit kulturor.
Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar. Dhe për t'u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t'jua tregoj vetë historinë time.
Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane.
Gjergj Kastrioi Skënderbeu është heroi më legjendar i historisë shqiptare, i cili para më shumë se pesë shekujsh çliroi Shqipërinë nga zgjedha osmane dhe u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj jo vetëm i shqiptarëve, por dhe i popujve të tjerë të Europës. Përsonalitetet më të shquara të Perendimit në ate kohë e më pas, i ngritën himn figurës së tij, e cila...