Kërko më tej
Rachel Hollis dhe Sheryl Sandberg...
Produktet më të shikuara
Me anë të këtij libri studimor autori...
Subcategories
Ky nuk është një roman. Dhe as tregim nuk është. Kjo është një histori. Zë fill me një burrë që shkel botën anembanë dhe përfundon me një liqen që gjendet aty, në një ditë me erë. Burri quhet Hervé Zhonkur. Liqeni s’dihet se si.
Eshtë një roman bashkëkohor i shkruar nga autorja shqiptare Anila Bega Cohen, i botuar nga shtëpia botuese "Pegi". Ky libër trajton një histori prekëse dhe është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe forcën në trajtimin e temave, shpesh duke eksploruar dashurinë dhe njerëzoren.
Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi....
Libri Kaffeerausch nga Mimoza Ahmeti është një vepër poetike e veçantë që ndërthur ndjeshmërinë artistike me një dimension ndërkulturor dhe shumëgjuhësh. I shkruar në tri gjuhë, libri krijon një urë komunikimi mes lexuesve të ndryshëm, duke e bërë poezinë të përjetueshme përtej kufijve gjuhësorë dhe kulturorë.
Legjenda e Durrësit tregon për themelimin e qytetit-kala të Epidamnit nga mbreti Epidamn, si edhe të qytet-portit të Dyrrakionit nga mbreti Dyrrak (nipi i Epidamnit), që mund të datojnë disa gjenerata para Luftës së Trojës (midis shek. XV dhe XIII p. K.).
Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Në atë shteg ku kaloj unë e ka kasollen vjeshtaBile të gjitha stinët janë fqinjë.Një beng si stradivariusMë mëson mua folklorin e zogjve.
Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…
Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme...
“Kur foli Kadri Hazbiu” përbën volumin e dytë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj”
“Rënia e Triadës dhe pasardhësi” përbën volumin e parë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj”
Agjenti francez, libri i tretë i trilogjisë “Të vërtetat që besoj”
“Anatomia e një vrasëseje” është një nga ata libra, ku realiteti i përshkruar e tejkalon edhe fantazinë më të shfrenuar.
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e ty!
Mirë t'i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç’kurthe e ç’gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Pas librit "Fuqia e së tashmes", Eckhart Tolle vjen te lexuesi me "Një tokë e re". Një lexim thelbësor dhe i domosdoshëm për të gjithë. A jemi gati për një tokë të re? Më pak ego, më pak paragjykime, më pak mure e më shumë ura, drejt një toke të re ku zotëron harmonia. Është këtu. Tash.
Përralla të këndshme me ujqër, që do t’i magjepsin fëmijët kur të bien për të fjetur. Dukeua lexuar para se t’i zërë gjumi, ju do të kaloni çaste të ëmbla me ta.
Histori të bukura pushimesh, që do t’i magjepsin fëmijët kur të bien për të fjetur. Duke ualexuar para se t’i zërë gjumi, ju do të kaloni çaste të ëmbla me ta.
Aventurat e Lazlos, djaloshit që hipi mbi një dragua, të lepurushit Hari dhe të shumë tëtjerëve do t’i zbuloni në këtë libër të bukur me shtatë përralla për t’i lexuar mbrëmjeve.Duke ua lexuar para se t’i zërë gjumi, ju mund të kaloni çaste të ëmblae magjepsëse me fëmijët tuaj.
IA përfshin makinat që mund të MENDOJNË dhe robotë që mund të bëjnë gjëra njësoj sinjerëzit, por më shpejt dhe më mirë se ata.Po si është e mundur kjo gjë? Sa larg kemi arritur tashmë dhe çfarë mund të sjellë eardhmja? Një botë ku gjithsecili del i fituar apo një botë ku komandën e kanë makinat?
Vogëlushët do të kënaqen duke zbuluar harenë e fermës.Dëgjoni se si gjallërohet ferma kur shtypni butonatnë fletët e këtij libri të mahnitshëm.
Mirë se erdhët në botën magjike të njëbrirëshave!Në këtë libër do të zbuloni faqe pas faqeje aventurën e jashtëzakonshme të Pikdurit,dinozaurit të vogël, që një ditë e rrëmbeu stuhia dhe e hodhi larg në vendin enjëbrirëshave...Do të njiheni me historinë e Nias, njëbrirëshes së vogël, që s’vinte gjumë në sy... Apo edheme historinë e majmunëve të vegjël...
Vogëlushët do të kënaqen duke zbuluar magjinë e natyrës.Dëgjoni se si gjallërohet kopshti kur shtypni butonat në fletëte këtij libri të mahnitshëm.
“NGJITJA” ËSHTË NJË ROMAN INTRIGUES…DHE HERTMANS NJË ROMANCIERQË E BËN DETAJIN TË PAHARRUESHËM.
“Kampionët e sotëm të futbollit” është një libër që tregon fitoret dhe humbet, sakrificat dhe triumfet, të gjitha emocionet e futbollit për t’u përjetuar përmes historive dhe bëmave të protagonistëve të sotëm.