Kërko më tej
Subcategories
Autorja e serise Twisted vjen me nje tjeter seri ne gjuhen shqipe, te titulluar Mbreterit e mekatit, e cila ka kater vellime. Shtepia botuese Dritan sjell per lexuesit librin e pare te kesaj serie, Mbreti i Inatit, sjelle ne shqip nga Manushaqe Bako.
Një Krishtlindje në vatrën e farit: një romancë në zemër të Krishtlindjes, e mrekullueshme dhe mbrothëse.Një roman tërbeqës mbi bukurinë e ndjesisë së të qenit në shtëpi.
Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon.
Të gjithë prisnin që Violetë Sorengeilli të vdiste gjatë vitit të parë të akademisë ushtarake të Basgiathit, madje edhe ajo vetë.
"Shah Mat" është një romancë e ëmbël dhe magjepsëse, ku gurët e shahut bashkojnë dy rivalë në lojë, një vajzë e një djalë, në ndeshjen më të rëndësishme, atë të zemrës.
Letra tronditëse, jashtëzakonisht të këndshme dhe po ashtu shumë të pista. Shkrimtari i madh i shkruan gruas së jetës së tij për t’i thënë se nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të kthehet sa më parë në shtëpi.
Ky bestseller ndërkombëtar i këndshëm dhe, shpesh, prekës, flet për rritjen, pjekurinë, jep mësime të vyera lidhur me miqësitë, punën, humbjet dhe dashurinë.
Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe...
Ndërkohë, Kolbi Mills niset në një udhëtim krejt tjetër, por që të mban zemrën pezull gjithashtu. Ai drejton fermën e vogël të familjes, që ndodhet në Karolinën e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon një angazhim të përkohshëm si muzikant në një lokal në St. Beach, në Florida, ku ai takohet me Morgana Linë dhe jeta e tij ndryshon papritmas.
Fitues i çmimeve "Pulitzer" dhe "National Book Award"GURI I THEMELIT NË LETËRSINË AMERIKANEHistoria e fuqishme e mbijetesës së dinjitetit dhe të shpirtit njerëzor në situatat më të dëshpëruara.Kur u botua për herë të parë, në vitin 1939, libri "Vilet e zemërimit" pushtoi një Amerikë që nuk ishte mëkëmbur ende nga Depresioni i Madh.
SERIA Mbretërit e Mëkatit Libri 2 I rezervuar, i kontrolluar dhe i patëmetë, Kai Jangu nuk ka as kohë e as prirje për kaos. Izabela, me flokët e saj të purpurt dhe shakatë pa vend, është kaosi dora vetë.Me një votim vendimtar për Drejtor Ekzekutiv në horizont dhe një perandori mediatike në rrezik, trashëgimtari miliarder nuk mund t’ia lejojë vetes...
ose Ditari i atyre që duan paqen në botë dhe Brad PittinÇfarë ëndërrash mund të thurë një adoleshente..? A pret ajo që në ditëlindjen e trembëdhjetë dikush ti bëjë dhuratë një iPod... apo një DITAR?
Ky roman është ndërtuar mbi stilin narrativ në vetën e tretë dhe është pasuruar me një përdorim të fuqishëm të ligjëratës së drejtë, duke iu përqasur artit dramatik.
Kris, është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur, ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia.
Terms and conditions, Martesë me kusht"Martesë me Kusht" nga Lauren Asher është një roman i pasionuar dhe emocionues, pjesë e serisë së saj të famshme "Dreamland Billionaires".
Një triller psikologjik mahnitës i M. T. Edvardssonit... Bestseller në mbarë botën... më tepër se gjysmë milioni kopje të shitura!
7 porta për t'u çelur nga 12 personazhe në 21 ditë. Tre ligje dhe direktivat e një mjeshtri për t'u zbatuar. Vetëm njëri prej tyre do të arrijë të mbijetojë deri në fund, duke marrë dhe statusin e Banorit të Dritës. Intriga, pasion, mister, rrëfime intime, dhunti përtej së zakonshmes, zhdukje pa paralajmërim.
Një histori ndryshe e Perandorisë OsmaneSulltan Mehmeti II, i njohur si "Pushtuesi", po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës.
Xhovani Briço është një gjeni plebe, i shpërfillur nga letrarët dhe nga oborri: dyshekpunues, piktor pak i njohur, muzikant, komediograf popullor, aktor dhe poet. Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin...
Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish.
Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish.
…Ata po kërkojnë të vërtetën... ...por njëkohësisht po e fshehin atë.GJASHTË ADOLESHENTË TË VRARË.NJË I DYSHUAR PAS HEKURAVE.NJË BABA I DËSHPËRUAR.Në një çështje kaq të errët, e vërteta fshihet lehtë.
Ka gjithçka që unë jam e interesuar të lexoj në një libër dramatik të mirëfilltë... por që ai vlen të lexohet prej cilitdo që i pëlqen të përfshihet në botën e magjisë, dhembshurisë atërore, luftës për pushtet dhe triumfit të dashurisë së pastër
"Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.
Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e ...
Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M'u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.– Diannoud
Një nënë, bijë, grua, e dashur, mike, mësuese, epror... këta janë zërat që përbëjnë sagën e pasur sensuale të romanit “Isabela”. Të rrëfyera në sfondin e tri dekadave të historisë së Filipineve nëpërmjet lirizmit erotik, jeta e grave në Luginën Kagajan, është një përpjekje e vazhdueshme për drejtësi sociale.
A mundet që një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në pará e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt.
A mund të ndodhë që analet e Shqipërisë të kopjojnë historinë dhe, nga ana tjetër, që vetë historia e Shqipërisë të imitojë letërsinë? A mund të kalojë ajo, me hap të sigurt duke ndjekur fillin e Ariadnës, nga Jul Cezari dhe Makbethi i Shekspirit te fiksionet e stërholluara të Borhesit?