Kërko më tej
Kjo është një dhuratë fantastike për...
Produktet më të shikuara
Ngriti kokën që të vështronte sytë e...
Kush ishte me të vërtetë Leman Ypi?...
Subcategories
Klasik i menjëhershëm.dhe një prej historive më të mëdha të dashurisë të kohës sonë."Më thirr me emrin tënd është historia e një romance të papritur dhe të fuqishme që lulëzon mes ...
The King in Yellow by Robert W. Chambers is a classic masterpiece of weird fiction. This series of vaguely connected stories is linked by the presence of a monstrous and suppressed book which brings fright, madness and spectral tragedy to all those who read it.
Ky nuk është një roman. Dhe as tregim nuk është. Kjo është një histori. Zë fill me një burrë që shkel botën anembanë dhe përfundon me një liqen që gjendet aty, në një ditë me erë. Burri quhet Hervé Zhonkur. Liqeni s’dihet se si.
Eshtë një roman bashkëkohor i shkruar nga autorja shqiptare Anila Bega Cohen, i botuar nga shtëpia botuese "Pegi". Ky libër trajton një histori prekëse dhe është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe forcën në trajtimin e temave, shpesh duke eksploruar dashurinë dhe njerëzoren.
Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi....
Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…
“Anatomia e një vrasëseje” është një nga ata libra, ku realiteti i përshkruar e tejkalon edhe fantazinë më të shfrenuar.
“Frosina e Janinës” është romani i një dashurie të madhe, të penguar dhe tragjike.
Fenomeni letrar i dekadës.Konelli dhe Mariana u rritën në të njëjtin qytet të vogël, por ngjashmëritë mbarojnë aty. Në shkollë, Konelli njihet dhe është fort i pëlqyer, ndërsa Mariana është vetmitare. Megjithatë, kur të dy ia nisin një bisede – të sikletshme, por elektrizuese – fillon diçka që të ndryshon jetën.
Trishtueshëm i këndshëm… një letër dashurie për Lvivin, kryeqytetin kulturor dhe gjuhësor të Ukrainës”. Guardian
Vepra më gazmore e Dostojevskit. Një klasik komik i pastër.
Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë. Një mëngjes, Vita hap derën e shtëpisë dhe e gjen Kostjan të përgjumur aty.
Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon. Xhorxhia udhëton drejt peizazhit...
Një roman për përkatësinë dhe pranimin e vetes, për miqësitë këmbëngulëse, për një brez që ka parë larg për të gjetur veten.
Ndërsa dashuria u dhuron bujarinë që nuk ia kishte dhënë askujt tjetër, Asja dhe Fatihu nuk janë të vetëdijshëm se një armik i fshehtë i pret në hije: mpirja e ndjenjave. Kur ky armik, shfaqet një hap larg ditës së tyre më të lumtur papritur e papandehur, a do të ketë dashuria forcën të mposhtë anestezinë e shpirtit?
Libri i fundit i Colleen Hoover-it, “Woman Down”, i botuar vetëm pak muaj më parë, vjen edhe në shqip nga botimet Livin. Një triller magjepsës, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët, por ajo çka gjen sfidon çdo pritshmëri… dhe realitetin.
Bota e Robert Langdonit del jashtë kontrollit ndërsa, tek po shoqëron akademiken e njohur Ketrinë Solomon në Pragë, për një ligjëratë ku është ftuar të flasë, ajo zhduket nga dhoma e hotelit pa lënë gjurmë. Larg shtëpisë dhe zonës së tij të rehatisë, Langdoni duhet të përdorë gjithë zgjuarsinë për t’u përballur me forca të panjohura dhe për të gjetur...
"Ne nje fshat tē humbur, larg botes dhe shpreses, nje familje perpiqet te mbijetoje mes varferise dhe njẽ semundjeje te rralle qe po i merr frymen nenes, Hannhes.
Rebecca Yarros vjen me nje tjeter liber ne shqip nga Bota Shqiptare. E njohur per serine Iron Flame, tashme me nje roman te ri, – Letra e fundit, i cili do te beje per vete lexuesin shqiptar
Pas romaneve "Meriyll" dhe "Pandashmërisht Meriyl", libri që keni, në duar eshte pjesa e fundit e sages së dy heronjve, Merit dhe Sidit, si edhe e familjeve të tyre.
Irisi dhe Gabrieli sapo janë kthyer nga pushimet e fundit jashtë vendit, por i pret një surprizë. Në shtëpi gjejnë një nga mikeshat më të ngushta, Laurën.
"Shkëlqim i rremë" është një befasi letrare e mesit të viteve '70, e cila, me subjektin, personazhet dhe idetë e saj, na kthente rreth dyzet e pesë vjet pas, në një Tiranë krejt të ...
Do të duhet më shumë sesa një joshje e thjeshtë për ta fituar...ELLI HEJS është në krizë. Me diplomimin që po afrohet, ajo ende nuk e ka fare idenë se çfarë do të bëjë pas kolegjit. Për ta rënduar gjendjen, zemra e saj e vrarë ka nevojë për përkujdesje, pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë. Seksi i egër shpagues pa dyshim që nuk është zgjidhja e...
Në Loxh thuhej se dhomat e gazit ishin të kamufluara si dushe, ndaj dhe Esteri u shtrëngua pas Anës ndërsa dyert mbylleshin dhe në tuba përhapej një zhurmë ogurzezë
“Netoçka Nezvanova” është një nga veprat më të veçanta të Dostojevskit, e botuar fillimisht në vitin 1849. Romani mbeti i papërfunduar për shkak të arrestimit dhe internimit të autorit në Siberi. Pikërisht kjo e bën tekstin edhe më intriguese është një vepër që ndalet në mes të rrugës, por që megjithatë përmban thellësi të jashtëzakonshme psikologjike.