Sabato-Borges-Kadare janë tri prej...
Familja e Arinjve të Murrmë do të vizitojë të afërmit e vet, që jetojnë në skajet më të largëta të Tokës. Ata do të takojnë Arinjtë Polarë në Polin e Veriut, Rakunët në Amerikën e Veriut, Koalat në Australi, Pandat në Kinë. Dhe kjo nuk është e gjitha: ata do të duhet t’u përcjellin urimet dhe dhuratat e Babagjyshit.
Histori të shkurtra për lexues fillestarë, që lexohen me një frymë, përmes faqeve të një libri me ilustrime!
Stefania dhe Kamiloja janë njësoj: kanë të njëjtën moshë, të njëjtët flokë... dhe i urrejnë në të njëjtënmënyrë perimet dhe të gjitha ushqimet jeshile! Iihhh!
Pylli është gjallëruar nga tingujt e hareshëm të verës. Por Lepurushja është e trishtuar: ajo nuk mund të këndojë, as të cicërojë, madje as të bëjë kuak-kuak! Ndaj, Fleçerit i lind një ide...
Është Vigjilja e Krishtlindjes dhe Fleçeri është i shqetësuar: Po sikur Babagjyshi i Krishtlindjes të mos e gjejë dot strofkën e re të lepurushëve për t’u çuar dhuratat? Për fat të mirë, Fleçerit i lind një ide...
Zhytuni në një botë zbavitëse. Një libër i projektuar që të nxisë gëzim dhe kureshtje në mendjete vogla. Nga numërimi, te ngjyrosja dhe loja me format, bashkimi i pikave e plotësimi i vargjeve,mënyra e përkryer për ta kthyer të nxënit në një aventurë!
NJë dashur fëmijë, libri “Një mik për pushime,” që keni sot në duar është përzgjedhur si një dhuratë për nxënësit që sapo mbarojnë klasën e parë.
Kur Fleçeri rrokulliset përgjatë kodrinës dhe bie në pemishten plot diell, nuk u beson dot syve – tokën e ka mbuluar bora! Ndaj, ai nxiton të lajmërojë shokët se pranvera ende s’ka ardhur. Por a mund të ketë shpjegim tjetër ajo bardhësi e mrekullueshme që ka pushtuar vendin?
Nga autori Tasim Gjokutaj, tepër i dashur për fëmijët, vjen libri me katër poema humoristike, të shoqëruara me ilustrime
Një libër me tinguj për të gjithë të vegjlit që i duan kafshët, plot ilustrime të këndshme dhe vargje të shkurtra. Por ajo çka u pëlqen më shumë fëmijëve, janë butonatme tingujt e kafshëve të pyllit.