Catalog
Subcategories
Që nga kohët homerike dhe deri më sot, janë përzgjedhur poezitë më të bukura për dashurinë, nga një përkthyes dhe poet plot shpirt dhe talent si Faslli Haliti. Ky libër vlen edhe si doracak për të gjithë dashnorët që kanë dëshirë ti këndojnë dashurisë me vargje
Diplomati dhe gazetari Bashkim Zeneli reflekton për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane, edhe pas shërbimit të tij diplomatik në Bon. Ky botim nuk është thjeshtë një përshkrim i përvojave personale në misionin e tij në Gjermani si ambasador, por edhe një thellim i raporteve mes dy shteteve gjatë gjysmë shekulli
Roland Spahiu është një zë i ri i letërsisë shqipe, i cili fillimisht ka botuar romanin "Fluturat". Tani keni në duar aforizmat e këtij shkrimtari të ri, me një tis poetik dhe madhështinë e fjalës
Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në...
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
Një djalë kinez që dashurohet me një japoneze flokëgjatë e sybajame. Mes tyre një urdhër i qeverisë amerikane për internimin e japonezëve.
Romani i ri i Janush L. Vishnjevskit "Bikini", i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.
Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj.
Tigri ngrihet përsëri. Sandokan dhe Janez janë kthyer, për të luftuar ndaj padrejtësive dhe armiqve të vjetër. Tremal-Naik vazhdon me fatkeqësitë, kësaj radhe është burgosur padrejtësisht; gjuetari i madh është dëbuar nga India dhe është dënuar përjetë në një koloni. Duke e ditur që mjeshtri i tij është i pafajshëm, Kamamuri harton një plan për ta...
Ky libër është më interesant se një roman, se është një histori, por histori e një stil të shkëlqyer.
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
Malaparte thotë se shteti totalitar është një shtet ku gjithçka jo e ndaluar, është e detyrueshme. Përkufizim sa i butë, aq dhe i pamëshirshëm.
Romani është shkruar në tri vëllime dhe përfshin një periudhë të gjerë historike, që nga fëmijëria e Pjetrit e deri te formimi i tij si strateg ushtarak dhe reformator i madh. Romani ka shumë personazhe dhe ngjarjet historike të Rusisë së atëhershme jepen të gërshetuara me intriga dashurie të zhvilluara në disa linja, si dashuria e Pjetrit me gjermanen...
Ngjarjet zhvillohen në kufijtë që ndajnë Lindjen me Perëndimin, në brigjet e detit Kaspik, në qytetin multietnik Baku. Aliu është një mysliman azerbaxhanas, i cili ka trashëguar nga të parët e tij dashurinë për stepat e paanë dhe legjendat e trimërisë. Ninoja është një vajzë shumë e bukur gjeorgjiane e besimit të krishterë, me kulture dhe ndjenjë...
Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës... Në këtë botë ku është rritur Xhenjuëri Uejn, një vajzë magjepsëse, kërkon në Nju- Jorkun e zhurmshëm dhe në Los...
Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën. Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh.
Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej burrave më të famshme në botë.
Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej grave më të famshme në botë.
Ky roman është i dallueshëm për portret e tij të hollësishëm të popullit, kulturës dhe feve të ndryshme të Indisë.
Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia...
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.
"Dieta Niki" Si të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme, 5 kg në 3 muaj, 10 kg në 6 muaj, 20 kg në 12 muaj. Metodë që të jep energji dhe nuk ndjen uri. Bazohet në llojet e ushqimeve që duhen ngrënë, sasinë e ushqimeve për çdo vakt dhe ushtrimet fizike që duhen kryer.
Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.
Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes. Nga autori i bestselleri- it te New York Times "Fuqia e shprehisë".
Një bestseller i jashtëzakonshëm në Holandë (mbi 400 000 kopje të shitura) një triller psikologjik kur të gjithë kanë diçka për të fshehur dhe ku asgjë nuk është siç duket. Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre...
Një jetë në dashuri është historia e një jete të përbashkët, e shoqëruar me plot ngjarje pune, gëzimesh e shqetësimesh. Në këtë histori na kalojnë para syve plot emra e vende, të lidhura me intensitetin e jetës së Prof. Shuteriqit.
Te dheu i huaj, Palermo 1900, i botuar me ndihmën financiare të Anselm Lorekios, është një idil i gjatë historik, i qëndisur me elemente të folklorit dhe mitologjisë, që rrëfen për ikjen epike të shqiptarëve të shekullit të pesëmbëdhjetë nga atdheu i të parëve për t'u ngulur në Siçili. Varianti përfundimtar i kësaj vepre iu botua pas vdekjes më 1940.
Të parin vëllim me poezi, "Papa Dixhital" e ndau me publikun në moshën 40-vjeçare, ndërkohë që prej 15 vjetësh jeton në Holandë. Ky vëllimi, botuar më 2008, fitoi çmimin kombëtar Migjeni, dhënë nga MTKRS-ja.