Catalog
Stephen Hawking është ndër mendjet...
Subcategories
Libri rrëfen rrugën e vështirë dhe të hidhur të emigrantëve, që pranuan të kalonin vuajtje dhe fyerje për jetë më të mirë.
Nxënëset më të shquara të Frojdit, pjesëtare të "rrethit vjenez", janë personazhe të këtij vëllimi. Secila nga autoret bashkëkohore ka evokuar një grua tjetër, psikanaliste, duke hetuar deri në identitetin e saj më sekret, disa herë edhe në jetën personale.
Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.
Përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Vëllimi "Prometeu dhe Hamleti" u kushtohet problemeve estetike
Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.
Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull.
Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919. Në të dy librat që autori ka shkruar për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, vihet re serioziteti dhe dashamirësia e një studiuesi që i ka njohur nga afër historitë dhe zakonet shqiptare.
"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
Përgjigjet e Aronit - një nga autorët më të njohur të shekullit - janë fryt i një analize polemike të teorisë marksiste dhe të përvojave të kohës së tij dhe u hapin rrugë parashikimeve që koha përgjithësisht u dha të drejtë. Sociologët, politologët dhe përgjithësisht lexuesit e interesuar, do të çmojnë tek Opiumi i intelektualëve freskinë e një debati që...
Sopranoja Tefta Tashko Koço, ndër figurat e rëndësishme të interpretimit vokal, me zërin e bukur dhe autentik, gjatë karrierës së shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. Lindur në Egjipt në 1910, e formuar artistikisht në Paris dhe Romë, bilbili shqiptar...
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...
Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
"Përcaktimi i kufijve të këtij studimi, duke pasur parasysh nacionalizmin shqiptar, organizimin social dhe pozitën e shqiptarëve në strukturat shtetërore turke, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e librit si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja historike." - Autoria
Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.
Erich Heinze është studiues mjaft i njohur dhe autor i shumë librave rreth çështjeve të ndryshme të të drejtave njerëzore dhe civile. Ai është anëtar i Kolegjit të Avokatëve të Nju Jorkut dhe Masaçusetsit dhe ka marrë doktoraturën në drejtësi me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leidenit në Hollandë.
Një libër i ri i suksesshëm në serinë e Historisë së Europës Lindore Qendrore... Për të kuptuar kompleksitetin e historisë së Ballkanit, nuk ka mjet më të mirë. Studentët dhe mësuesit e historisë do të kenë në dorë një libër me shumë vlera. Slavic Review
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin e tretë të triptikut me punime të prof. Alfred Uçit me titullin "Barra tragjike e heronjve letrarë" spikat optika estetike në kritikën letraro-artistike
Anne Holt ka paraqitur me stil të fortë çështjen e re të Hana Vilhelmsenit, zgjidhja e së cilës është sa e papritur, aq edhe emocionuese.
Gjatë promovimit të librit të saj të fundit në New York, Jessica Fletcher takon rastësisht një ish-trafikant droge, të veshur me një kostum Santa dhe vendos të bëjë një intervistë me të, vetëm për të zbuluar të pazakonshmen. Të nesërmen, Shën Nick vdes, i varur.
Në këtë libër, autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajxhiçi i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë "Vatra" mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.
Para se të flesh është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në një sagë, që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann-i hulumton truallin e martesës e të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore.
Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).
Protagoniste e historisë është sërish Roza, gruaja që në librin "Gjysma e asgjësë" ia doli mbanë për të rimëkëmbur jetën e saj pas braktisjes së të shoqit. Pasi hodhi pas krahëve katastrofën bashkëshortore, krijoi një mënyrë të re jetese për veten dhe për fëmijët. Por jeta i sjell një të papritur tjetër...
Nga mjeshtrit e mëdhenj të traditës shqipe të përkthimit, Halit Selfo dhe Vedat Kokona, vijnë në shqip Zonjusha Perlë, Dramë e një zemre të përulur, Kokoja, E bija e Rokës, Historia e një shërbëtoreje, Fuçia e vogël, Shtëpia Telje, Zonjusha Fifi etj.
Historia e Shqipërisë në v. 1912-1929, në këndvështrimin e historianit francez të problemeve të Ballkanit. Lidhja e Kombeve dhe Shqipëria, roli i A. Zogut, politika italiane, etj përbëjnë tematikën e këtij libri.
Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës, ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.
Totem dhe tabu, disa pika takimi mes jetës mendore të popujve të egër dhe neurotikëve. Në këto dy romane shohim se si makina e pushtetit, e institucioneve të moralit e të drejtësisë është lidhur ngushtë me një zinxhir marrëveshjesh të fshehta.
Romani më i ri i Harry Mulisch-it, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.
E përkthyer në 10 gjuhë të Europës, Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.
Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj., e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
Për dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t'u forcuar në rrethana të rrezikshme.