Catalog
Subcategories
Lirik dhe tronditës, i ashpër dhe romantik, "Lamtumirë Lolitë!" është debutimi italian më i fortë dhe befasues e viteve të fundit.
Në akuzat e saj të hekurta kundër shtypjes së gruas, Jelinek i beson, nga njëra anë, gjuhës dhe nga ana tjetër, zgjedhjes së personazheve. Ajo ka një stil krejt të veçantë dhe një terminologji që shfrytëzon zhargonin e shkarravinave në muret metropolitane, e burokracisë, e revistave mashkullore dhe vë në skenë dy protagonistë absolutisht pa emra, që në...
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
Një romancë e bukur dashurie që përvijohet nga një humor i hollë dhe pasion i zjarrtë. “Neandertali kërkon njeriun” është romani i parë i serisë së librave “Grupi i punës me shtiza”
Ky libër kryeson listat letrare në mbarë botën, - një triller i jashtëzakonshëm për të cilin flasin të gjithë. Ai është përkthyer në të paktën 18 gjuhë të botës
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Një roman i shkëlqyer, në të cilin na rrëfehet me një vërtetësi dhe lirizëm të hollë jeta e vërtetë e një prej geishave më të njohura të Japonisë.
Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy personezhet kryesore, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës...
Vajza që le pas është një histori drithëruese dashurie, humbjeje dhe sakrifice e treguar me mjeshtërinë e Moyes që të mbërthen zemrën e mendjen pas çdo faqeje leximi.
Libri flet për zhvillim konkret të Kongresit të Berlinit, i parë nga raportet që Karateodor Pasha, kryetari i delegacionit të Portës së Lartë, i dërgonte qeverisë së së tij dhe udhëzimet që qeveria turke i dërgonte delegacionit të saj, në Berlin. Nëpërmjet komunikimeve me letra dhe telegrame e radiograme, kupton se si u zhvillua ai kongres. Bismarku, me...
Në këtë vëllim përfshihet "I martuari i përjetshëm". Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore)
«Bota e ëndrrave» ose ndryshe Psikologjia e ëndrrave shtron para lexuesit teorinë dhe praktikën, me plot shembuj dhe shpjegime interesante. Në do që të mësosh më tepër këtë libër jo abuziv, interesant dhe emocional sa i përket interpretimeve, shpjegimeve të mbështetura në psikologjinë ëndërrore. Haziel është i njohur si psikolog i ëndrrave, për më tepër...
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka...
Ka ndodhur diçka e papritur që shoqërohet nga një i panjohur. Është prishur balanca e brendshme e njeriut. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet,...
Një studim mjaft interesant i Prof. Dr. Qazim Dushku, që rrok problematikat e shumta të edukimit të fëmijëve në shkollë e në familje. Ideja se prindërit sillen keq me fëmijët, se edhe shkolla nuk reagon në lartësinë e duhur ndaj fëmijëve, sillen pa takt dhe nuk i marrin në mbrojtje fëmijët, koha e lirë rrjedh kot, pa adresime edukative dhe me një ritëm që...
Libri me ese, rrëfime, ditarë dhe analiza historike «Berati, Betlehemi shqiptar», i autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht qytetit të Beratit, historisë së tij prej mbi dy shekuj e gjysmë, kulturës së tij të lashtë, duke prekur disa nga elementet më të qenësishëm. Interesi nuk shkëputet nga faqja e parë tek e fundit. Po të kujtosh këto histori...
Danielle Steel përshkruan disa familje në romanin e saj «Mrekullia e fajit» - historia e tre çifteve mjaft të ndryshëm, që përpiqen të mbijetojnë, të dashurojnë, të qeshin dhe të marrin jetën ditë pas dite, duke krijuar këtë roman interesant. Mrekullia e fajit gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej ti besonin fatthënës, jetës së dyzuar,...
Ja një vepër, monografi, e shkruar nga vëllai, shoku, miku, njeriu që i ka munguar shumë artisti i madh, njeriu që thjesht u la të humbiste, të tretej nga koha dhe të mbetej gjithnjë në hije, në një kënd të errët dhe... po tu duhej (apo ti duhet) kastave e nxjerrin së andejmi siç nxjerrin asin nga mënga dhe e vënë në punë. Si kanë bërë gjithnjë
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Greqia e Lashtë. Greqia dhe origjina e pushtetit romak: Greqia: Lufta kundër persëve Shekulli i artë i Perikliut Luftërat e Peloponezit...
Monografia «Plaku i Shqipes Babë Dudë Karbunara», e autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht jetës dhe veprës së atdhetarit të madhe, nënshkruesit të Pavarësisë Kombëtare, themelues i shkollës shqipe në Berat, e njeriut të kulturuar që i dha shumë asaj, njerëzve dhe kulturës shqiptare
«Dhelpra e Artë» e Wilbur Smithit, më të madhit mjeshtër të aventurës në kohë tonë, të rrëmben men njëherë. Thonë që motivi i Smithit është: Ta mbërthejë për fyti dhe të mos e lëshojë atë deri në faqen e fundit. Dhe ai si mjeshtër e arrin gjithnjë këtë. Personazhet bëjnë po atë jetë, të rinj, duke mbajtur entuziazmin e duhur, ndonëse nuk heqin dorë nga...
Libri Joan Kukuzeli ka mbushur një boshllëk të madh, një zbrazëti që koha e ka kthyer në hon të pa fund. Joan Kukuzelin na e sjell në kujtesë të freskët, të talentuar, të shkathët, njeri, pena e Leonard Priftit, një autor që ka krijuar me dhjetëra vepra për perandorët ilirë, madje që nga Pirroja i Epirit, përpos veprave të tij psikanalitike
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi: Historia Botërore dhe Qytetërimi 3: Roma e Vjetër. Roma, pushtimet e mëdha, perandoria kalingiane: Roma: Republika dhe epoka revolucionare Perandoria Anarkia ushtarake Triumfi i...
Kleopatra ka qenë një ndër gratë më të spikatura të historisë së njerëzimit, e padyshim ka arritur majat e realizimit si femër; një grua trime, e pangjashme në forcën, karakterin dhe inteligjencën e saj. Kjo mbretërore historike vazhdon të inspirojë gra dhe burra sot për mendjen dhe aftësitë e qenies për vetërealizim. Prandaj kjo është një nga monografitë...