Catalog
Per te gjithe ata qe kane lexuar...
Subcategories
Dostojevski përshkruan vitet e punës në kampin e përqëndrimit (burgjet cariste të Siberisë) ku edhe vet autori kaloi një kohë të gjatë. Puna e rëndë. Ushqimi i keq, lodhja e përbindshme, të qenit njeri dhe përsëdytja e personalitetit - janë përshkrime mahnitëse
Është një biografi e shkruar nga dora e një autori mjaft të njohur dhe për më tepër e një diplomati që i ka ndjekur nga afër ngjarjet, faktet, dorëshkrimet, analizat, shtypin, të dhënat e qeverive të ndryshme, duke vënë përballë vlerësimet, përshtypjet vetjake, botimet, arritjen përfundëse, diskutimet r njëanshme dhe ato dypalëshe..., pra gjithçka që ka...
Libri Shqipëria dhe çështja e Lindjes, është botuar në vitin 1908, me autor princin shqiptar të Rumanisë, Albert Gjika. Sigurisht i dinastisë së njohur Gjika që ka mbretëruar në Rumani. Libri është një analizë e hollësishme e raporteve të Shqipërisë me fqinjtë, e qendrimeve më antishqiptare greke, ndaj vendit tonë. Një vend të rëndësishëm në libër zë...
Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore), te "Kumarxhiu" duket sikur triumfon vetvetja me një shpërthim të hatashëm
Ky është një libër bazë që shënoi epokën e madhe të studimit të subkoshiencës njerëzore, shtysat dhe domethënien e tyre. Këtu zënë fill shumë nga teoritë e mëvonshme të Frojdit, një prej mendjeve më të spikatura të shekullit të kaluar
Rrëfenjat popullore i ndjen kaq afër me librin Bishti i dhelprës të Petraq Zotos sepse pikërisht veçoria kryesore e tyre, elementi fantastik, bëhet pjesë e një historie sa elegante qa dhe të mrekullueshme. Një titull intrigues, nga i cili fillimisht nënkupton tjetër gjë dhe sapo e lexon librin ndryshon krejt mendim, një rrëfim mbresëlënës për forcën e...
Romani i Viktor Hygoit Shën Mëria e Parisit, i botuar më herët me titullin Katedralja e Parisit është një përkthim i shkëlqyer i Bujar Dokos, përkthyesit tonë të njohur. Që në fillim na duhet të vëmë në dijeni peripecitë që heq ky libër nga dashamirësia e atyre që e botojnë inkognito dhe pa të drejta. Por kjo ndodh rëndom në Shqipëri dhe pikërisht për...
Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca,...
Shpesh herë kontradikor me vetveten, disa herë del si besimtar e herë tjetër si egocentrik individualist e atesit, ai nuk ishte i sigurt per bindjet e tij fetare apo filozofike, asnjë shkollë filozofike nuk gjen diçka tjetër të përbashkët me Soren Kierkegaard.
Për Vonnegut, "Mëngjes kampionësh" është përsosja përfundimtare e mjeshtrisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të "ëndrrës amerikane".
Gene Sharp është shumë pak i njohur për amerikanët. Por për shumë dekada, shkrimet e tij praktike mbi luftën pa dhunë, ku vepra më e rëndësishme është "Nga diktatura në demokraci", ka frymëzuar disidentët në të gjithë botën duke përfshirë Burmën, Bosnjën, Estoninë, Zimbabven dhe së fundmi Tunizinë dhe Egjiptin. Ai bën një jetë të qetë në një shtëpi me...
Për mundësinë e termit morfologjia e përrallës nuk ka menduar kush. Ndërkaq në sferën e përrrallës folklorike popullore shqyrtimi i formave dhe përpunimi i ligjësive të ndërtimit është i mundur me po atë përpikmëri, sa ç'është e mundur morfologjia e formacioneve organike.
Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.
Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë kësaj periudhe. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë prioritet politik.
Libri që merr në dorë lexuesi shqiptar ofron për herë të parë mundësinë e një njohjeje relativisht vizionare të teorisë dhe koncepteve shkencore semiotike llotmaniane për formacionet kulturore, të parashtruara me thjeshtësi e qartësi edhe për lexuesin e paspecializuar në këtë sferë.
Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
Stina e hijeve është romani më i mirë i vlerwsuar nga Ministria e Kulturws për vitin 2015. Autori Viron Graç ka shpërfaqë copëza nga ky roman që thelbin e ka në Athinë të Greqisë. Duke pasur parasysh se romani flet për një vajzë që ka vdekur në Greqi dhe se i ati e sjell në Shqipëri si pasagjere të fjetur, me qëllim që mos të paguajë shpenzimet që e...
Problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Sigurimi i jetesës pa porostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) të drejtorit të një gazete.
Në këtë studim, autori shqyrton periudhën e Mesjetës në trojet shqiptare dhe mënyrën se si kjo është paraqitur në historiografinë shqiptare të dy shekujve të fundit (XX-XXI).
Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale.
Osip Mandelstam është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë ruse të Shekullit të XX. Ardhja në shqip e kësaj vepre poetike, me përkthimin e spikatur të Agron Tufën, sjell një përmasë të re të fuqisë dhe botës poetike të autorit që shënoi një disidencë të fortë ndaj parimeve socrealiste në Rusi. Tristia është një përmbledhje me poezi që vjen me forcën...
Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.
Monada nuk është veçse një substancë e thjeshtë e cila bën pjesë tek përbërjet. Me termin " e thjeshtë" do të kuptojmë "jo e përbërë".
Të fyer dhe të poshtëruar, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara
Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit
Ngjarjet e romanit morën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e...
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës
Jeta e njeriut mund të ndryshojë në një sekond të saj. Ky roman sjell këto paradokse në një Amerikë që i ka të gjitha dhe ku jeta e njeriut dhe e kafshës bëhen të parëndësishme në një moment. Mjeshtria e madhe në kapjen e këtyre paradokseve njerëzore e ka kthyer këtë roman në më të lexuarin dhe të votuarin në platformën më të madhe online, Goodreads.com
Ky është libri më i lexuar në komunitetin më të madh në botë të librit, Goodreads. U shpall më i miri gjatë vitit 2010 nga lexuesit e Amazon dhe “The New York Times”. Lexojeni se do ta gjeni veten në çdo faqe. Dhe nëse ia rekomandoni një miku, ai do t’iu jetë përherë mirënjohës për kohën që do të kalojë në faqet e romanit
Një libër i jashtëzakonshëm...prekës dhe shpeshherë rrëmbyes... Një libër që nuk do ta harroni shpejt