Paria e rrethit të ferrit Shiko më të madhe

Paria e rrethit te ferrit

Grid Rroji BO0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkrimet e Rrethit të Ferrit dhanë një tablo të qartë profesionale dhe shumëdimensionale të gjendjes në prag të katastrofës, parashikuan me përpikëri zhvillimet midis palëve të parisë, analizuan dhe parashikuan sjelljen e individëve dhe grupimeve shoqërore të cilat janë përgjegjëse për këtë situatë si dhe shtjelluan rrugëdaljet e duhura për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-80-5

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky vëllim lindi si një projekt i përbashkët në blogun Rrethi i Ferrit (shinasi.wordpress.com), gjatë fushatës zgjedhore të 2013-ës, por edhe tek portalet fshad.com, albanianpolitics.com dhe Bleta Shqiptare (bletashqiptare.com).

Së bashku me shumë kolegë e analistë si Prof. Shenasi Rama, Dr. Valbona Karanxha, Ledian Prifti, Edlira Gushta, Fadil Lepaja, Arbenc Prokopi, Eduard Gjokutaj, Adem Gashi, Ylber Lili, Artian Gjataj, Majlinda Sinani Sulaj, etj. u angazhuam për t'u dhënë shqiptarëve një analizë profesionale të vërtetë e të papërpunuar nga propaganda e palëve të parisë.

Shkrimet e Rrethit të Ferrit dhanë një tablo të qartë profesionale dhe shumëdimensionale të gjendjes në prag të katastrofës, parashikuan me përpikëri zhvillimet midis palëve të parisë, analizuan dhe parashikuan sjelljen e individëve dhe grupimeve shoqërore të cilat janë përgjegjëse për këtë situatë si dhe shtjelluan rrugëdaljet e duhura për të rikthyer shpresën tek shqiptarët. Libri është i organizuar në tre pjesë.

Secila pjesë e librit, përmes një numri shkrimesh të ndërlidhura si nga konceptet ashtu edhe tematika që trajtojnë, përqëndrohet hap pas hapi në sqarimin e gjendjes ku jemi, të evidentimit dhe identifikimit të shkaktarëve për këtë gjendje, të rrugëzgjidhjes që duhet ndjekur dhe të arsyetimit sepse duhet ndjekur një rrugë e tillë. Përveç analizës, pra, libri ka elemente të forta që lehtësisht mund të shihen si pjesë e një programi politik.

Në pjesën e parë autori analizon problematikën e komplikuar të tranzicionit. Duke e vendosur në qendër të tranzicionit parinë, dhe duke ia ngarkuar asaj përgjegjësinë historike Rroji nuk mundohet që të zvogëlojë rëndësinë e mendësisë së popullit.

Duke u përqëndruar në argumente që janë hedhur edhe në librin Përrallat e Tranzicionit Shqiptar, por në këtë përmbledhje të pasuruara e të zgjeruara ndjeshëm dhe me një origjinalitet të dallueshëm, Grid Rroji shpjegon se si interesat e ngushta të parisë gjetën mbështetje në mendësinë katundare të shqiptarëve.

Rroji shprehet se "paria e Tiranës ka arritur t'a manipulojë dëshirën e shqiptarëve për të ruajtur nderin, fytyrën e namuzin duke ju ofruar atyre jo vetëm shtrembërime të konceptit të nderit por edhe duke jua shitur sapunin për djathë. Por palët e parisë kanë frikë nga reagimi i katundarëve të ndershëm shqiptarë të cilët deri më sot u kanë besuar siç i beson i biri babës.

Mirëpo këta e kanë shpërdoruar aq keq besimin dhe atdhedashurinë e katundarëve shqiptarë duke i trajtuar si kafshë pune për pasurimin e vet. Paria e Tiranës sillet si katundari më i padenjë të cilit asnjeri nuk i flet në fshat sepse i ka mashtruar të gjithë."

Ky kombinim i mashtrimit me mendësinë katundare e bëri të mundshëm projektin e parisë së Tiranës gjatë tranzicionit. Rroji gjithashtu ndalet me shumë interes në analizimin e projektit të parisë së Tiranës dhe në pasojat e zbatimit të këtij projekti. Sipas tij, "projekti i parisë së Tiranës ka dështuar".

Tani jemi në një gjendje shoqërore kur shpërthimet shoqërore mund të vijnë pa pritur dhe nga nuk pritet. Kjo gjendje që i shërbente vetëm e vetëm parisë së Tiranës, por që tashmë nuk i shërben më as asaj, është e padurueshme, e papranueshme dhe e padëshë- rueshme për një komb normal.

Në fakt është Rrethi i Ferrit ku na mbajnë të ngujuar forcat e errëta në shoqërinë tonë. Autori ofron shumë argumente bindëse, të dhëna dhe evidencë që janë të spërkatura në shkrimet e kësaj pjese për të krijuar pamjen më të plotë të gjendjes. Në pjesën e dytë, autori përqëndrohet në rrugëzgjidhjen që ai propozon.

Rrugëzgjidhja për Rrojin është kombëtarizmi, ndërtimi i shtet- kombit. Duke u nisur nga shembujt e vendeve të tjera që kanë qënë në kriza edhe më të rënda, por që e kanë gjetur zgjidhjen relative të problemeve në ndërtimin e shtet-kombit, Rroji argumenton me qetësi dhe në mënyrë bindëse se kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndiqet për të dalë nga kjo situatë dhe për të hyrë në hullitë e normalitetit të dëshërueshëm.

Sipas tij "shteti komb demokratik është i vetmi organizim shoqëror që e ka provuar veten si efektiv në mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave themelore të qytetarit duke i garantuar njëherazi shtetit monopolin mbi dhunën e ligjshme dhe duke vendosur ekulibra shoqërorë".
Në pjesën e tretë ai ballafaqon pritjet me arritjet dhe dështimet, mundësitë që kemi pasur dhe shpërdorimet që janë evidentuar, rrugën që duhet me atë që duhet ndjekur.

Zgjidhja për Rrojin është që të ndiqet e vërteta, me çdo kusht e me çdo çmim. "Çdo fillim i ri, çdo përpjekje për një reformë të vërtetë socio-politike do të bazohet në ndërtimin e një shteti komb dhe do të ketë si bazë politike masën e madhe të shqiptarëve që e sheh shpresën e vetme tek vlerat shqiptare.

Megjithë përpjekjet për të mjegulluar të vërtetën, për të mbyllur shtigjet apo për të manipuluar aktorët një sistem demokratik nuk mund të mos respektojë vullnetin e popullit", thotë Rroji.

Të dhëna

Faqe432
ISBN9928-186-80-5
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2015
Tipi i publikimitLibër